Juventus transferon Conceicaon, operacioni arrin shifrën e 45 milionë eurove

Juventusi është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për qëndrimin e Francisco Conceiçao-s në Torino. Anësori portugez, që sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje të mira nën drejtimin e Thiago Mottës fillimisht dhe më pas të Igor Tudor-it, ka bindur drejtuesit bardhezi për ta bërë pjesë të projektit afatgjatë.

Me 40 ndeshje të luajtura dhe një total prej 2.277 minutash mes kampionatit dhe kompeticioneve të tjera, Conceiçao ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 6 asistime. Këto statistika i kanë dhënë drejtuesve të Juventusit besimin për ta konsideruar si një “blerje të re” për sezonin 2025-26.

Sipas “Tuttosport”, negociatat me Porton nuk kanë qenë të lehta, pasi klubi portugez nuk ishte i gatshëm të lëshonte pe për vlerën e klauzolës së lojtarit. Megjithatë, palët janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare, që do të sjellë një “marrëveshje e bardhë” për kalimin e plotë të lojtarit te Zonja e Vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi do të paguajë një shumë bazë prej 32 milionë euro, të shtrira në katër vite (nga 8 milionë euro për sezon). Kjo shumë i shtohet pagesës për huazimin e një sezoni më parë, 7 milionë euro fikse dhe 3 milionë bonuse – si dhe komisioneve për agjentin Jorge Mendes. Në total, operacioni pritet të arrijë në rreth 45 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?