Juventus transferon mesfushorin te Dortmundi për 30 milionë euro
Emre Can nuk do të jetë sonte në mbrëmje ndaj Napolit, teksa është lënë jashtë grumbullimit. Mesfushori ka arritur një marrëveshje për trasferimin te Dortmundi gjatë janarit sipas “Sky” në Gjermani.
Akordi pritet të mbyllet në shifrën e 30 milionë eurove, teksa 26-vjeçari do të prezantohet në ditët në vijim te skuadra e verdhezinjve. Emre Can ishte jashtë planeve të trajnerit Sarri gjatë këtij sezoni duke u aktivizuar në shumë pak ndeshje.
Ai u mor me kosto zero nga Liverpooli dy vite më parë, por nuk mundi të përshtatej me futbollin italian. /R.Lika-Koha Jone/