Juventus triumfon në derbin e Italisë ndaj Interit, Kostic vendimtar me dy asistë (VIDEO)
Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve me peshë në kampionat, duke marrë një sukses të rëndësishëm 2-0 në derbin ndaj Interit. Në “Alklianz Stadium” skuadra torineze vuajti jo pak në 45 minutat e para, teka Interi ju afrua golit me Dzekon dhe Dumfries.
Skuadra e Allegrit ndërkohë e nisi më mirë në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi perfekt të Kostic, Rabiot është në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar topin me të djathtën në cepin e portës së Onanës.
Interi përpiqet të reagojë, por lë shumë hapësira pas. Danilo shënoi golin e dytë, por arbitri e anuloi për shkak të një prekje të topit me dorë. Gjithsesi Juventus dyfishoi shifrat 5 minuta nga fundi.
Pas një kundërsulmi të bardhezinjve talenti Fagioli është në vendin e duhur për të shënuar me të djathtën pas një tjetër asist nga Kostic, i ndihmuar dhe nga një devijim i Gosens.
Skuadra e Allegrit me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 25 pikë, ndërkohë që Interi mbetet e 7-ta me vetëm një pikë më pak. /R.Lika-Koha Jonë/