Juventus zhgëjen sërish, ndalet edhe ndaj Venezias (VIDEO)
Juventus bën një tjetër para qitje shumë të dobët në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transertën ndaj Venezias. Paralajmërimi i trajnerit Allegri për një ndeshje të vështirë, rezultoi si ë vërtet.
Dybala la fushën e lojës pas vetëm 10 minutash pas një dëmtimi në gjurin e djathtë. Bardhezinjtë në fakt kaluan në avantazh në minutën e 32-të me Alvaro Moratën që shfrytëzoi një krosim nga e majta.
Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit gjetën një super gol nga distanca me Aramu. Pavarësisht përpjekjeve të pakta deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Tashmë pas 17 javësh kampionat, Juventus renditet në vendin e 6 me 28 pikë të grumbulluara.

KOHA JONË SONDAZH

