Juventusi e pëson 3-0 nga Nurembergu i Kloses

Në “Max Marlock Stadium” Juventusi humbi 3-0 nga vendasit e Nuremberg. Testi miqësor foli për djemtë e Miroslav Kloses që edhe pse në Bundesliga 2 surprizuan një emër si “Zonja e Vjetër”.

Jander në pjesën e parë dhe Forkel e Janisch në fundin e lojës ishin autorët për vendasit. Kështu, trajneri i ri i Juves, Thiago Motta debuton me humbje në stolin e bardhezinjve, me një ndeshje dhe lojë për t’u harruar.

Paçka se në fushë ishin shumë emra të rinj, ky nuk është një justifikim për rekordmenët e Serie A. Nga fillimi e nisi edhe Luis Hasa, talenti i moshave të Juves që luan me kombëtaren e Italisë. Për t’u përmendur edhe një penallti e humbur nga Vlahovic në pjesën e dytë (minuta 71).

SHKARKO APP