“Juventusi ekip i pastërvitshëm”, Sarri sqaron të vërtetën e komentit të shumëpërfolur
Në prag të duelit ndaj Juventusit, në konferencën për mediat ka folur edhe strategu i Lazios Maurizio Sarri. Numri një i ekipit bardhekaltër vlerësoi bardhezinjtë, duke e vlerësuar si ekipin më të kompletuar sa i përket futbollistëve.
“Nuk është vetëm sulmi, ka lojtarë individual të një niveli të lartë në çdo pozicion. Juve ka ekipin më të thellë dhe më të fortë në ligë. Duhet të shmangim që ata të kenë shumë posedim të topit, të cilin duhet të përpiqemi ta kemi vetë.
Ekipi i pastërvitshëm? Nuk ka asnjë deklaratë në të cilën e them këtë, janë fjalë që gazetarët më atribuojnë mua. Kam ende një kampionat të fituar. Për dikë si unë që ka nisur në kategoritë e ulëta është diçka e rëndësishme, që mbylli me trofe plot sakrifica.
Kalendari i ngjeshur? Të gjesh disa orë për gjumë është aspekti që më shqetëson më shumë. Është e vështirë për shumë arsye, do të luajmë në Moskë dhe më pas në Napoli. Tre ndeshje shumë të rëndësishme për ne”, tha strategu i Lazios.
KOHA JONË SONDAZH

