Juventusi “flak në rrugë” kapitenin, Bonucci kërkon ballafaqim direkt me Allegrin

Fund surprizë i historisë mes Juventusit dhe Leonardo Bonuccit. Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna shkuan në rezidencën verore të mbrojtësit në Toskana dhe e njoftuan zyrtarisht se ai nuk është pjesë e projektit bardhezi, mbetet jashtë skuadrës për zgjedhje teknike.

Të hënën lojtari, i cili do të kishte mbetur shumë i befasuar, do të paraqitet në ‘Continassa’, por nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe mbi të gjitha nuk do të marrë pjesë në turneun e SHBA. Kapiteni i ri i Juventusit është Danilo.

Bonucci ende synon të paraqitet në ‘Continassa’ (ku do të punojë veçmas si të gjithë shokët e tij të skuadrës në treg, duke përfshirë McKennie) të hënën, në përpjekje për të ndryshuar mendjen e trajnerit Allegri dhe klubit, por vendimi duket përfundimtar dhe e ardhmja e Bonuccit tani është në duart e agjentit të tij, Alessandro Lucci.

Mbrojtësi do të kishte dashur të qëndronte edhe vitin e fundit të kontratës dhe të provonte të fitonte një fanellë për Europianin e ardhshëm, por, edhe pse i befasuar, e mori parasysh vendimin.

Ditët në vijim do të jenë ditë vlerësimi për mbrojtësin, i cili së fundi u lidh me Sampdoria, por edhe me Newcastle, i cili sezonin e ardhshëm, ndryshe nga Juve, do të luajë në Champions League.

SHKARKO APP