Juventusi huazon Costan nga Bayerni

Bayern Munich dhe Juventusi kanë rënë dakord për transferimin e Douglas Costa.

Braziliani do të kalojë te Zonja e Vjetër në formë të huazimit një vjeçar, por me të drejt blerje për 40 milionë euro.
26-vjeçari për Përfaqësuesen e Brazilit është paraqitur 21 herë, ku ka treguar kualitete të lara.

Që nga transferimi nga Shakhtar Donetsk në 2015, për klubin bavarez Costa në 77 paraqitje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 27 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka fituar dy herë Bundesligan dhe DFB Cup e DFL Supercup.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?