Juventusi i Allegrit lë nam, pëson një humbje shokuese ndaj Veronës (VIDEO)

Juventusi nuk di të ngrejë kokën. Skuadra bardhezi ka pësuar një humbje shokuese 1-2 në transfertën ndaj Veronës, duke thelluar edhe me tej krizën, me dy humbje brenda javës.

Skuadra e Tudor mbrëmjen e sotme triumfoi falë dy golave të shënuar në harkun e dy minutave nga sulmuesi Simeone, i cili shokoi skuadrën e Allegrit.

10 minuta nga fundi McKennie shënoi golin e shpresës, por skuadra torineze nuk kishte forca qoftë për të marrë një pikë. Kjo humbje pritet të ketë jo pak pasoja për Juventusin, që mund të themi se i ka thënë lamtumirën titullit që tani. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP