Juventusi i Pirlos mund me “manita” Novarën në miqësore, shkëlqejnë Ronaldo dhe McKennie (VIDEO)
Juventus i Andrea Pirlos duket gati për fillimin e sezonit të ri në Seria A. Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme, skuadra bardhezi fitoi me lehtësi 5-0 miqësoren e luajtur në qendrën stërvitore ndaj Novarës.
Strategu i ri hodhi në fushë dy ekipe të ndryshme, teksa në fraksionin e parë luajti dyshja Kulusevski-Ronaldo. Pikërisht nga një kombinim i tillë, lindi dhe goli i parë, i finalizuar nga portugezi. Provë shumë pozitive për McKeenie, teksa amerikani ishte protagonist me shumë ndërhyrje të sakta.
Në fraksionin e dytë, Ramsey realizoi golin e dytë pas një asisti të Douglas Costa-s. Braziliani shërbeu gjithashtu një pasim goli edhe për Pjacën, i cili realizoi në tentativën e dytë. Dybala dhe De Ligt e ndoqën ndeshjen nga stoli, pasi vijojnë të jenë të dëmtuar. Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për dy gola të tjerë nga i riu Portanova. /R.Lika-Koha Jone/