Juventusi i shënon poker golash Berishës, sfidon Interin në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

Juventus ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, atje ku do të përballet me Interin në dy sfida. Bardhezinjtë mundën me lehtësi 4-0 Spalin, e Etrit Berishës edhe pse në fushë ishte skuadra e dytë, me shumë lojtarë të rinj.

Në minutën e 16-të, Rabiot rrëzohet në zonë, teksa arbitri i ndihmuar dhe nga VAR akordoi penallti. Nga pika e bardhë shkon Morata, i cili arrin që të mposht portierin e Kombëtares sonë, Etrit Berisha. Bardhezintjë nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 33-të do të dyfishonin shifrat me Frabotta-n, që befasoi portierin shqiptar.

Në fraksionin e dytë ekipi torinez uli ndjeshëm ritmin, por duke pasur kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 78-të, Kulusevski arriti që të shënonte pas një kombinimi të bukur me Chiesa-n. Në fundin e shtesës së ndeshjes, do të ishte pikërisht ky i fundit që do të shënonte dhe golin e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

NDESHJA E PLOTE

SHKARKO APP