Juventusi kërkon shqiptarin Viktor Bezhani për pozicionin e skautimit
Juventusi vijon me hapat konkretë në riorganizimin e strukturës së saj drejtuese. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar ditët e fundit largimin me marrëveshje të ndërsjellë të Cristiano Giuntolit, pas dy sezonesh në klub.
Sot, në ambientet e klubit në Torino, Damien Comolli ka mbërritur për të nisur zyrtarisht aventurën e tij të re si drejtor i përgjithshëm i Juventusit. Në takimin e parë me trajnerin Igor Tudor, sinjalet kanë qenë pozitive, duke forcuar gjasat që trajneri kroat të vazhdojë të qëndrojë në pankinën bardhezi edhe për sezonin e ardhshëm.
Sa i përket pozicionit të shefit të sektorit të skautingut, emri më i përfolur është Viktor Bezhani, aktualisht drejtor teknik i klubit francez Toulouse dhe ish-krahu i djathtë i Comollit. Bezhani pritet të bashkohet me Juventusin pasi Comolli ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në klubin francez përpara se të nënshkruante me torinezët.
Në të njëjtën kohë, bien ndjeshëm gjasat që në këtë rol të rikthehet Matteo Tognozzi, ish-shef i skautingut të Juventusit. Ky ristrukturim tregon ambicien e klubit për të ndërtuar një projekt të ri dhe afatgjatë, me theks të veçantë në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

