Juventusi kërkon të rrëmbejë serbin Vlahovic me formulën “Chiesa”

Juventusi nuk heq dorë nga Dusan Vlahovic dhe ka një plan të ngjashëm me transferimin e Federico Chiesës në verën e vitit 2020. Vlahovic i cili po shkëlqen me vjollcët në këtë sezon ka shumë kërkesa në merkato dhe lojtari serb ka vendosur të mos rinovojë me Fiorentinën pasi dëshiron largimin.

Juventusi është një nga klubet e interesuara për shtatlartin ballkanas por duke parë vështirësitë ekonomike që kanë, te Juventusi kërkojnë ta marrin në formë huazimi me detyrim blerjeje pas dy vitesh, një formulë që vështirë se Fiorentina do ta pranojë.

Për Vlahovic ka interes edhe nga Arsenali me vjollcët që kërkojnë rreth 80 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit. Gjithsesi me shumë mundësi serbi do të zgjedhë që të qëndrojë në Seria A, atje ku është ambientuar mjaft mirë. Juventusi mund të jetë shansi i artë në karrierën e tij për t’u rritur akoma më shumë si futbollist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?