Juventusi krenohet me Zhegrovën: Është artist, le t’i besojmë!

Edon Zhegrova vazhdon të marrë vëmendjen e botës së futbollit, dhe këtë herë jo nga tifozët, por nga vetë Juventus. Klubi bardhezi ka publikuar në rrjetet sociale një video të dedikuar yllit shqiptar-kosovar, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “𝐄𝐝𝐨𝐧 is an 𝒂𝒓𝒕𝒊𝒔𝒕. Let’s 𝒕𝒓𝒖𝒔𝒕 him.” (Edoni është një artist, le t’i besojmë”

Në klip shfaqen disa nga driblimet dhe lëvizjet e jashtëzakonshme të Zhegrovas në derbin ndaj Torinos, ky ylli kosovar la gjurmë me teknikën dhe kreativitetin e tij, duke u konfirmuar si një nga futbollistët më argëtues të momentit në futbollin europian.

Postimi ka bërë bujë në rrjet, ndërsa tifozët janë të entuziazmuar për formën e Zhegrovës këtë sezon në pak minuta aktivizim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?