Juventusi lë nam në shtëpi, mundet me poker nga Atletico (VIDEO)

Atletico Madrid ka arritur një fitore të lehtë 4-0 në miqësoren e luajtur në Continassa ndaj Juventusit. Skuadra e Simeones ishte superiore në të gjitha aspektet duke i konfirmuar Allegrit se ka ende shumë punë për sezonin e ri.

Alvaro Morata ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, duke shënuar plotë tri gola. Spanjolli zhbllokoi shifrat që në minutën e 10-të me një ëgoditje të saktë brenda zonës, ndërkohë që do të dyfishonte shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 62-të, devijoi një top pas një goditje dënimi, duke befasuar portierin e Juventusit. Bardhezinjtë nga ana tjetër nuk e rrezikuan asnjëherë portën e Atleticos, duke bërë një paraqitje të shëmtuar në shtëpinë e tyre. Në fundin e duelit, Matheus Cunha shënoi dhe golin e katërt. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?