Juventusi “makineri” perfekte në Seria A, Ronaldo shënon sërish (VIDEO)

Cristiano Ronaldo i dhuron tre pikët e radhës Juventusit në kampionat. Bardhezinjtë kanë fituar minimalisht 2-0 në transfertën ndaj Frosinones.Edhe pse parashikohej një ndeshje e thjesht për torinonezët nuk ka qenë e tillë në fushë, pasi vendasit janë mbrojtur gjatë gjithë 90-minutëshit duke ja bërë shumë të vështirë bardhezinjve.

Në Pjesën e parë Ronaldo humbi dy mundësi të mira shënimi, ndërkohë që në fraksionin e dytë e gjithë loja u zhvillua në lojën e vendasve.9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Cristiano Ronaldo me qetësionë e tij vrastare e ka dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë për portugezin në kampionat, ndërkohë që në minutat shtesë Bernandeschi do të shënonte dhe golin e dytë që vulosi suksesin e radhës së kampionëve të Italisë që mbeten në krye me pikë të plota, 15./Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?