Juventusi nuk di të ndalet, transferon një mbrojtës nga Seria B (VIDEO)
Juventusi po mendon për të ardhmen dhe është shumë pranë marrëveshjes së qendërmbrojtësit Federico Gatti, i cili po spikat me Frosinone në Serie B. Këta të fundit në fakt surprizuan Torinon në orët e fundit, duke pranuar propozimin e Juvenutist, që do të vinte për shifrën e 7.5 milionë eurove.
Gatti do të mbetet deri në qershor te Frosinone. Vetë futbollisti ndërkohë pritet të nënshkruajë me klubin torinez deri në vitin 2026, teksa shquhet për fizikun e tij dhe mund të jetë jetë një alternativë shumë e mirë për të ardhmen duke parë moshën e Chiellinit dhe Bonuccit.

KOHA JONË SONDAZH

