Juventusi përballet me provën e akullt të Bodo/Glimt, problemi kryesor është … oksigjeni

Udhëtimi drejt Bodos, në veri të Norvegjisë, shndërrohet në një test të shumëfishtë për Juventusin. Përballja e sotme e Champions League zhvillohet në kushte klimatike tejet të vështira, me një mot që vështirë se mund të përballohet nga ekipet që nuk janë mësuar me të.

Sipas “Tuttosport”, në qytetin norvegjez temperaturat zyrtare shënojnë -2°C, por ato të ndjeshme zbresin deri në -8°C, shoqëruar me reshje të dendura dëbore.

Situata është aq sfiduese, sa edhe vetë Bodo/Glimt vendosi të kryejë seancën stërvitore të fundit në ambient të mbyllur, për të shmangur kushtet ekstreme që priten në orën e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sipas raportimeve, nuk është vetëm i ftohti sfida kryesore. Problemi i vërtetë lidhet me menaxhimin e frymëmarrjes, ngrohjen muskulare dhe lodhjen që rrjedh nga këto kushte të ashpra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stafi teknik i Juventusit, me kërkesë të trajnerit Spalletti, ka punuar në Continassa me programe specifike për kontrollin e frymëmarrjes, në mënyrë që lojtarët të përballojnë më mirë vështirësitë klimatike të veriut.

Për Juventusin, kjo sfidë e pestë e fazës së grupeve vlen si “tani ose kurrë”. Bardhezinjtë kanë ende shpresë të kapin të paktën playoff-in, por gjithçka varet nga performanca që do të shfaqin në këtë duel tejet delikat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?