Juventusi përmbysje të çmendur, fitore në “frymën e fundit” ndaj Interit (VIDEO)

Juventus ka fituar me një përmbysje të çmendur ndaj Interit në derbin e Italisë në shifrat 3-2. Bardhezinjtë i janë falur dy golave të shënuara në fundin e kohës së rregullt.

Bardhezinjtë kanë kaluar që në minutën e 13-të. Dugllas Kosta ka marrë një pasim fantastik në zonë nga Kuadrado, dhe më pas ka lëshuar një të majtë të fortë, e cila është ndalur në rrjetën e portierit Handanoviç. Në minutën e 17-të Vesino është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mandzukiç. Pjesa e dytë nisi me ritëm të frikshëm, teksa Interi gjeti golin e barazimit me Ikardin, me kokë. Zikaltrit nuk ndalen me kaq, pasi pas disa minutash gjejnë dhe golin e dytë. Perisic bën një aksion spektakolar në të majtën, duke detyruar Barzajlin që ta shtyjë topin në rrjetë.

Juventusi reagon vetëm në fundin e kohës së rregullt, teksa 3 minuta nga fundi, Kuadrado shënon golin e barazimit pas një topi të devijuar në fund. Ekipi torinez nuk ndalet këtu, pasi pas dy minutash shënojnë dhe golin e fitores me Gonzalo Higuain, që devijon me kokë. Juventus tashmë shkon në 4 pikë nga Napoli, që luan nesër ndaj Fiorentinës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?