Juventusi po bën gati goditjen e madhe me kosto zero nga Bayerni

Largimi i David Alaba nga Bayern Munich duket se është i sigurt. Austriaku nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e drejtuesve të klubit bavarez për rinovimin e kontratës dhe largimi i tij pas 11 vjetësh është thuajse shumë pranë.  Një futbollist 28-vjeçar me CV e tij dhe në përfundim të kontratës, që vlen 60-70 milionë euro, i shkon për shtat shumë klubeve të mëdha europiane që në verë do ta përfitonin kartonin e tij me kosto zero.

Mbrojtësit i ishte lënë kohë deri më 31 tetor për të dhënë një përgjigje për rinovimin, të cilin futbollisti nuk e pranoi duke e detyruar klubin të tërhiqet ofertën për zgjatjen e kontratës. Nga ana tjetër menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi nuk ka humbur kohë pasi ka nisur menjëherë bisedimet me klube si Manchester City, Real Madrid dhe Juventus.

Klubi italian duket i avantazhuar pasi pëlqehet shumë nga Alaba, por problem për “Zonjën e vjetër” mbetet paga e lojtarët që kërkon 15 milionë euro plus bonuse, shumë kjo që konsiderohet e lartë për politikat që ndjekin bardhezinjtë. Gjithsesi, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici do të vazhdojë ta monitorojë me kujdes çështjen për të gjetur një rrugëzgjidhje për ta sjellë futbollistin në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?