Juventusi shumë i fortë për vajzat shkodrane, fiton pastër në “Loro Boriçi”
Skuadra e femrave të Vllaznisë është mundur 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë të vlefshme për play off-in e Champions League. Skuadra italiane zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se vajzat shkodrane, duke arritur të shënojë dy gola.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, Vllaznia u “zgjua” duke menduar më shumë për sulmin, ku nuk munguan dhe rastet. Tashmë janë për t’u luajtur edhe 90 minuta në Torino, ku do të mësohet edhe skuadra që do të luajë në grupet e Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

