Juventusin dominon derbin, por Interi fiton falë një penalltie të Calhanoglu (VIDEO)

Interi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në derbin ndaj Juventusit, edhe pse në fakt skuadra torineze e dominoi duelin.

Juventusi e nisi më mirë ndeshjen duke dominuar në 30 minutat e para, duke krijuar shanse të mira me Vlahovic si dhe Chuiellini që do të ndalej vetëm nga shtylla pas një gabimi të Handanovic.

Në fundin e pjesës së parë do të vinte dhe momenti më vendimtar, me Inerin që fiton penallti pas një faulli të Moratës. Ndërkohë që në ekzekutimin e parë Calhanoglu u ndal nga portieri i Juventusit. Arbitri me VAR e ripërsëriti dhe më pas futbollisti turk arriti që të shënonte.

Skuadra torineze ndërkohë e shtoi ndjeshëm presionin dhe në pjesën e dytë duke dominuar totalisht dhe duke krijuar shumë raste. Zakaria ju afrua shumë golit me një goditje që do të ndalej vetëm nga shtylla. Interi ndërkohë gjatë gjithë kohës vetëm mbrojti rezultatin, duke mos dalë thuajse në asnjë rast në sulm.

Interi arriti të mbronte deri në fund rezultatin duke marrë 3 pikë që e mbajnë në vendin e tretë me 63 pikë, 3 më pak se Milani dhe Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP