Juvenus-Inter, për herë të katërt në histori luhet pa tifozë
Derbi Juventus-Inter do të jetë shfaqje për 300 persona, të paktën live. Sepse, sipas vendimit të marrë nga Serie A, nuk do të ketë më spektatorë brenda stadiumeve për ndeshjet e radhës.
Dritë jeshile vetëm për stafin teknik të caktuar për të organizuar ngjarjen, për oficerët e sigurisë, për delegatët e Legas dhe mjekët antidoping, përveç një maksimumi 50 gazetarë dhe fotografëve si dhe operatorëve të kompanive që mbajnë të drejtat për transmetim i drejtpërdrejtë të ndeshjeve.
Për të gjithë, në hyrje, do të përdoret termoscanner për të zbuluar temperaturën e trupit. Një nga masat e jashtëzakonshme është dhe heqja e dhënies së dorës kundërshtarëve para ndeshjes, mungesa e fëmijëve, dhe e intervistave në kufinjtë e një distance prej dy metrash nga gazetari.
Juventus ka luajtur 11 ndeshje në fushën e tyre me dyer të mbyllura, ndërkohë që ky është precedenti i katërt që do të luhet pa tifozë ndaj Interit, në 123 vite histori të bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/