Juxhin Xhaja do vendosë drejtësi në duelin e Fiorentinës në Conference League
Sporti E Martë, 17 Dhjetor 2024 11:53
Gjithnjë e më shumë arbitrat shqiptarë po vendosin drejtësi në ndeshjet e Europës. Pas ndeshjes së Hofenhaim dhe FCSB në Ligën e Europës, arbitrat shqiptarë do të rikthehen sërish këtë javë, por në ndeshje të Ligës së Konferencës.
Juxhin Xhaja është përzgjedhur kryesori në sfidën Vitoria-Fiorentina. Ndihmësit e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitri i katërt është Albert Doda dhe i pesti Kreshnik Barjamaj.

KOHA JONË SONDAZH

