Ka fituar 9 trofe në dy sezone e gjysmë, Zidane: Ishte një sukses madhështor!

Reali i Madridit triumfoi për herë të 13-të në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Zidane 9 trofe në dy vite e gjysmë. Pas ndeshjes strategu francez është shprehur shumë i lumtur.

“Nuk kam fjalë, Faleminderit, ky është Real Madrid. Ky sukses është madhështor. Jetojmë për këto momente dhe përfituam për të shkruar emrin tonë në histori.

Në një finale ndodh gjithçka por ne bëmë detyrën tonë dhe pamë vetëm përpara. Arritëm të shfrytëzonim mundësitë tona dhe nuk u dorëzuam edhe kur ata na barazuan. Pastaj u fut një lojtar që të gjithë e dimë çfarë mund të bëjë Bejl dhe jemi shumë të lumtur”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Francezi bëhet trajneri i parë që fiton tre Champions League radhazi dhe në total, në dy vite e gjysmë grumbullon plot 9 trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?