Ka humbur 2.5 miliardë euro nga koronavirusi, Abramovich habit gjithë botën me veprimin e tij

Miliarderi rus dhe pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich ka fituar respektin e madh të publikut britanik, por edhe të atij botëror për shkak të gjestit të fisnik gjatë pandemisë së koronavirusit.

Krejt ndryshe nga shuma skuadra angleze që kanë nisur të shkurtojnë pagat e futbollistëve dhe të pushojnë punëtorë, pronari i Bluve të Londrës ka vendosur të mbajë të gjithë futbollistët dhe punonjësit, madje do t’u paguajë të gjitha pagat me kohë të plotë.

Më parë ai vendosi një nga hotelet e tij në Stamford Bridge në dispozicion të profesionistëve mjekësorë që po luftojnë me pandeminë. Klubi ka paguar një shumë të madhe për të luftuar koronavirusin, ndërkohë që janë ndihmuar edhe shumë familje (numri i abuzimit të grave dhe fëmijëve është rritur me 25 për qind).

Gjithashtu, Chelsea ka filluar një disa kurse në internet për të ndihmuar fëmijët pasi ata janë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë. Sipas mediave angleze, Abramovich humbi rreth 2.5 miliardë euro gjatë krizës së koronavirusit. Pasuria e rusit të famshëm vlerësohet në shifrën e 10 miliardë eurove. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP