“Ka humbur kontaktin me realitetin”, Pep Guardiola sulmohet nga tifozët e Man.City
Ky sezon i Man.City është me të vërtetë i çuditshëm, shumë larg garës për titull në Premier League por shumë të përqendruar në trofetë e tjerë në ishull, sigurisht trofe që nuk mund të plotësojnë kurrsesi egon e fatin drejtues por dhe vetë Pep Guardiolës. Champions League mbetet shpresa e vetme për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm por Champions është një rruge e gjatë dhe e ndërlikuar ku “qytetarët” nuk shihen favorit.
As Pep nuk duket komod me këtë situatë dhe në mënyrë të pakuptimtë pas sfidës kundër Fulham në FA Cup kritikoj tifozët të cilët nuk kishin mbushur as gjysmën e stadiumit. Sipas “Daily Mail”, kjo deklaratë e Guardiolës nuk është pritur mirë nga një tifo grup zyrtar i Man.City: “U shokova nga fjalët e tij dhe nuk e kuptoj se çfarë kërkon Josep. Po merr shumë kritika nga ana e tifozëve.
Besoj se Guardiola ka humbur kontaktin me realitetin financiar që përballen tifozët. Duhet të kuptoj që fansat paguajnë nga xhepi i tyre për të parë futboll, nuk duhen paragjykuar për këtë dhe nuk duhet vënë në diskutim besnikëria e tyre ndaj klubit pasi e kanë ndjekur prej 35 vitesh pa fituar qoftë dhe një trofe. Ndeshja luhej në orën 13:00, nuk është një orar i përshtatshëm për të parë futboll”, theksoi Kevin Parker, sekretari një tifo grupit zyrtar të Man.City.