Ka humbur shkëlqimin, shoku i Messit kërkon largimin nga Tottenham

U mendua se do të ishte “dirigjenti” i mesfushës së Tottenham, por Giovani Lo Celso po merr në konsideratë largimin nga Londra.

I afruar në verë në huazim me të drejtë blerjeje për 65 milionë euro nga Betisi, mesfushori argjentinas ka luajtur vetëm një ndeshje titullar dhe në total 155 minuta në fushë. Fantazisti mendon të ndryshojë ambient sepse dëshiron të jetë protagonist në fushë e jo në stol.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit përpara kohe te Betisi, që në janar, ndërsa një mundësi tjetër do të ishte edhe huazimi sërish në Premier League ose në Serie A. Për argjentinasin i cili gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Lionel Messin interesohen Milani, Manchester United dhe Paris Saint Germain.

SHKARKO APP