Ka ndërtuar një skuadër spektakolare, Italia bën gati rinovimin me Mancinin
Roberto Mancini ka ndryshuar totalisht Italinë, duke formuar një skuadër spektakolare, që po mund thuajse çdo kundërshtarë. Edhe pse ishin me mungesa të shumta ndaj Polonisë, “Axurrët” ishin dominues duke neutralizuar një bomber si Lewandowski.
Kontrata e Mancinit me Federatën Italiane të Futbollit skadon në vitin 2022, menjëherë pas Botërorit të Katarit, megjithatë presidenti Gabriele Gravina po mendon t’i ofrojë një bashkëpunim më afatgjatë trajnerit 56-vjeçar.
Kjo pasi kohët e fundit menaxherët e Mancinit po joshen me oferta dukshëm më të leverdishme në planin ekonomik, nga klube të njohura të Europës, ndaj Federata Italiane kërkon të blindojë trajnerin, për t’i dhënë vazhdimësi projektit të nisur në vitin 2018.