Ka shënuar 25 gola, sulmuesin e Leipzig e kërkon gjysma e Europës

Christopher Nkunku po shkëlqen në Bundesligë. Sulmuesi francez ka shënuar 25 gola në 36 ndeshje që ka luajtur me RB Leipzig këtë sezon dhe paraqitja e mirë me skuadër gjermane ka rënë në sytë e klubeve më të mëdha të Europës.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, bomberi mund të largohet nga Leipzig në fund të sezonit, për një shifër që shkon në rreth 75 milionë euro.

Sipas të përditshmes gjermane janë të shumta klubet që duan të marrin shërbimet e sulmuesit, por në radhë të parë qëndrojnë Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?