Ka statistika më të mira se Werner, Broja fut në mendime trajnerin Tuchel

Armando Broja është kthyer në një nga sulmuesit më interesant në Premier League. Statistikat e tij kanë bërë që shumë specialist ta krahasojnë me Lukakun dhe Werner.

Gjermani shihej nga drejtuesit e Chelsea si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, për këtë arsye investuan 47 milionë paund, por shifrat e tij tregojnë të kundërtën.

Werner ka shënuar vetëm 7 gola në Premier League pavarësisht se është aktivizuar në 44 ndeshje. Ndryshe nga Werner, Broja ka shënuar 4 gola vetëm në këtë sezon, ndërkohë që është aktivizuar vetëm 721 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo rritje e madhe e sulmuesit shqiptar ka bërë që edhe trajneri Tomas Tuchel të futet në mendime dhe të reflektojë për fazën sulmuese, e cila në fakt nuk po funksionon aspak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?