Kaçe del në mbështetje të presidentit që hyri me pistoletë: Ishe babai im!

Mesfushori i Kombëtares sonë, Ergys Kaçe ka dalë në mbështetje presidentit të PAOK-ut, Ivan Savidis.

Kaçe ka postuar një foto të presidentit në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me shkrimin: “Disa vite më parë, në periudhën më të vështirë të jetës sime, t’i më mbështete si të ishe babai im. Prandaj edhe unë do të mbështes në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pas teje!”.

Savidis u fut me pistoletë në fushë gjatë ndeshjes së Superligës greke mes PAOK-ut dhe AEK-ut dhe për këtë është kthyer në një çështje në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që kartoni i Ergys Kaçes zotërohet nga klubi i PAOK-ut, ndërsa ai është në huazim te Panathinaikosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?