Kaçe ndryshon sërish skuadër, pranë kalimit te Aris i Selenikut

Ergys Kaçe është drejt transferimit te skuadra e Arisit të Selanikut. Mesfushori 27-vjeçar kërkohet nga klubi helen pasi PAOK-u mbylli bashkëpunimin me të.

Sipas mediave greke marrëveshja për kalimin e Kaçes te Arisi është shumë afër dhe për këtë arsye në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Arisit janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mesfushorin pritet ta shikojmë te skuadra nga Selaniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat greke bëjnë me dije se për futbollistin shqiptar kanë shfaqur interes edhe 2 klube të tjera greke, por e ardhmja e tij pritet të jetë te Arisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?