Kaçe shumë pranë kalimit te Panathinaikos, mungon vetëm firma

Ergys Kaçe është shumë pranë transferimit te skuadra e Panathinaikos. Mesfushori i kombëtares sonë shumë shpejt mund t’i bashkohet një nga klubeve më të mëdha në Greqi, teksa nuk ka arritur që të gjejë hapësira në ekipin e PAOK-ut në këtë sezon.

Kaçe do të jetë pjesë e operacionit për të sjellë qendërmbrojtësin brazilian Rodrigo Moledo në Selanik, ndërsa Panathinaikos do të përfitojë rreth 500 mijë euro dhe shërbimet e lojtarit kuqezi në formë huazimi. Në verë, ai do të kalojë në bashkëpronësi të të dy klubeve, të cilët do të vendosin përfundimisht nëse mesfushori do të vazhdojë apo jo të jetë pjesë e Panathinaikos.

Lojtari brazilian do të bashkohet me PAOK-un gjatë orëve të ardhshme, ndërsa Kaçe pritet të nisë stërvitjen me skuadrën e tij të re ku kërkon të rifitojë vendin e titullarit për të mos humbur sërish ftesën nga Panuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

25-vjeçari e ka nisur karrierën në Greqi me PAOK-un ku është rritur si lojtar por me kalimin e viteve, ai k hasur shumë vështirësi. Kaçe tashmë duhet të tregojë vlerat e tij në një ekip të madh si Panthinaikos, ku konkurrenca është më e madhe. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?