Kairat Almaty, 10 tifozë bëjnë 5000 km dhe shpërblehen në Copenhagen
Një nga historitë më të veçanta të mbrëmjes së fundit të Champions League nuk u zhvillua në fushë, por në shkallët e stadiumit të Copenhagenit. 10 tifozë të Kairat Almaty realizuan një udhëtim të jashtëzakonshëm prej rreth 5 mijë kilometrash për të ndjekur skuadrën e tyre në Danimarkë, një gjest që fitoi menjëherë respektin e klubit vendas.
Danezët vendosën t’i nderojnë këta mbështetës duke u dhuruar artikuj zyrtarë dhe duke u lejuar të zbresin në fushë për të bërë foto kujtim.
“Nuk ka rëndësi sa jeni, por sa shumë e doni skuadrën tuaj”, komentuan disa prej tifozëve të Copenhagenit, të impresionuar nga përkushtimi i tifozëve kazakë.
Pavarësisht rezultatit, udhëtimi i gjatë u shndërrua për ta në një përvojë të paharrueshme: mundësia për të qenë pranë ekipit, për të kënduar dhe brohoritur në një stadium të huaj e ktheu sfidën në një moment krenarie dhe identiteti.
Only 10 Kairat Almaty fans travelled 5,000km…
FC København invited them pitchside.
What a gesture. 👏❤️
🇩🇰🇰🇿 pic.twitter.com/OnFR0FoglK— 𝕋𝕙𝕖 𝔾𝕒𝕗𝕗𝕖𝕣 (@RhydaSports) November 26, 2025
KOHA JONË SONDAZH

