Kaka: Milani mund të fitojë dhe të rihap betejën për titull

DUBAI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 28: Former footballer Kaka looks on during the Battle of the Sexes match between Aryna Sabalenka and Nick Kyrgios of Australia at Coca-Cola Arena on December 28, 2025 in Dubai, United Arab Emirates. (Photo by Christopher Pike/Getty Images)

Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, beson se kuqezinjtë janë ende në garë për titullin, pavarësisht diferencës prej dhjetë pikësh. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, braziliani u shpreh optimist para derbit me Inter.

“Sigurisht, duke parë klasifikimin duket një mision shumë i vështirë, por në futboll kam parë gjithçka. E përsëris, unë besoj. Derisa të jetë e mundur matematikisht, duhet besuar dhe jam i sigurt se djemtë në fushë do ta bëjnë këtë”, u shpreh Kaká.

Kaká mbrojti edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke theksuar se rezultatet janë prioritet dhe se Milani është rikthyer konkurrues. Për Luka Modrić theksoi se vazhdon të jetë lider me energji dhe mentalitet fitues, pavarësisht trofeve të shumtë në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai është i jashtëzakonshëm: ka ende dëshirë të transmetojë futbollin e tij, udhëheq shokët, lufton gjithmonë, ka energji dhe personalitet. Kontributi i tij është i rëndësishëm si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje, dhe prania e tij i bën mirë gjithë futbollit italian”, u shpreh Kaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?