Kaladze promovon Allegrin: Është trajner fitues, Modric i jashtëzakonshëm!

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-mbrojtësi i Milanit, Kakhaber Kaladze, ka folur për pritshmëritë e tij ndaj kuqezinjve para nisjes së sezonit të ri.

“Allegri është një fitues i lindur dhe Modric një futbollist i jashtëzakonshëm. Milanit i uroj të rikthehet në Champions League, sepse ajo është shtëpia e tij, dhe pastaj të fitojë sërish. Edhe pse jam larg, do të mbetem gjithmonë milanist”, u shpreh Kaladze.

Duke kujtuar dy triumfet e tij në Champions, ai theksoi: “Triumfi i dytë na dha mundësinë të hakmerreshim për humbjen e Stambollit ndaj Liverpoolit, por e para ishte diçka e jashtëzakonshme, sepse në grup kishim shumë të rinj që nuk kishin përjetuar kurrë një emocion të tillë. Të mposhtnim Juventusin në Manchester ishte diçka unike dhe një pjesë e madhe e meritës i takon Ancelottit, një person i veçantë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?