Kalendari favorizon Milanin në Champions, por kuqezinjtë e kanë të ndaluar që të gabojnë

2 humbje në 2 ndeshjet e para, është një fillim aspak i mirë këtë sezon në Champions League. Gjithsesi rrugëtimi i kuqezinjve mund të ndryshojë pasi kalendari është në favorin e tyre.

Real Madrid, Brugge, Slovan, Crvena Zvezda, Girona dhe Dinamo Zagreb, por sigurisht, për një ekip që po rritet ngadalë, rruga në Europë gjithashtu do të bëhet gjithnjë e më e aksesueshme.

Milani është në një pozitë të keqe në renditje dhe për të qenë të sinqertë, ndoshta sot ata mund të jenë në një pozicion për t’i thënë lamtumirë kualifikimit direkt, të rezervuar për 8 skuadrat e para.

Objektivi, me siguri, është që të futet në pjesën nga vendi i 9-të deri në të 24-tin, pra marrja pjesë në “play-off”, përmes të cilit kuqezinjtë do të përpiqen të hyjnë në fazën me eliminim direkt.

Dinamo e Zagrebit, Crvena Zvezda, Slovan, Girona në shtëpi, dhe Club Brugge duket se janë padyshim kundërshtarë të mundshëm. Gjë që do t’i sillte lehtësisht 12 pikët, duke e konsideruar apo marrë si të mirëqenë një humbje kundër Real Madridit në “Bernabeu”.

SHKARKO APP