Kalendari i javës së 9-të në Superiore, luhet në tri ditë të ndryshme

Abissnet Superiore do të rikthehet këtë fundjavë për të luajtur ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të luhen në tri ditë të ndryshme. Gjithçka nis pasditen e të shtunës, me Vllazninë që do të presë Kastriotin në “Loro Boriçi”, në orën 16:45, në një sfidë ku shkodranët janë të dënuar të fitojnë, pasi kanë lënë shumë pikë rrugës.

Në orën 19:45 vëmendja do të spostohet në “Air Albania”, aty ku Partizani do të përballet me Laçin, teksa një sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ajo mes Ilir Dajës e Mirel Josës, dy prej trajnerëve më me eksperiencë në futbollin shqiptar.

E diela vijon me një ndeshje, mes Teutës e Skënderbeut, që do të startojë në orën 13:45, me durrsakët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pasi vijnë pas një humbjeje minimale në Laç. Të hënën do të luhen dy ndeshjet e fundit, Dinamo-Egnatia në orën 16:45 dhe Kukësi-Tirana në orën 19:45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?