Kalendari i javës së tretë të Superiores, ndeshjet luhen në tri ditë!
Kalendari për javën e tretë të Abissnet Superiores, do të luhet në tre ditë, duke nisur nga e shtuna pasdite deri të hënën. Sfida e parë e javës është ajo mes Teutës dhe Dinamos, që është planifikuar të luhet të shtunën në orën 13:45, në stadiumin e Rrogozhinës.
Të shtunën në të njëjtën orë, do të luhet sfida Kastrioti-Tirana. Ky takim do të luhet në Kamëz, që është bërë edhe shtëpia e krutanëve që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
Të dielën do të luhet dueli mes Partizanit e Vllaznisë, e cila do të startojë në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, që është zgjedhur nga kryeqytetasit për pritjen e këtij takimi. Dy sfidat e tjera të javës së tretë, Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi, do të luhen të hënën në orën 13:45.
Kalendari i javës së tretë:
E Shtunë, 13:45
Teuta – Dinamo (Rrogozhine)
Kastrioti – Tirana (Kamëz)
E Diel, 19:45
Partizani – Vllaznia (Elbasan Arena)
E Hënë, 13:45
Laçi – Kukësi
Egnatia – Skënderbeu