KALENDARI I SERIA A/ Juve e nis me Sampdorian, Inter-Milan në javën e 4-t

Mesditën e sotme është hedhur edhe shorti për kalendarit e sezonit të ri në Seria A. Kampionët e Italisë, Juventus, do ta nisë ndaj Sampdorias sezonin e ri në kërkim të titullit të 10-të radhazi, por tashmë nën drejtimin e Pirlos.

Inter do ta nisë në transfertë ndaj Beneventos, por kujtojmë që kjo ndeshje nuk do të luhet për shkak se zikaltërit akne kërkuar që ta nisin kampionatin një javë më vonë. Milani ndërkohë do të sfidojë Bolognën në javën e parë. Sfida më e bukur pritet të jetë ajo mes Lazios dhe Atalantës.

Në javën e 3-të Juventus sfidon Napolin, ndërkohë që Lazio do të përballet me Interin. Në të 4-n, do të kemi derbin e Madoninës, mes Interit dhe Milanit. /Koha Jone/

Image

SHKARKO APP