Kalendari i sezonit të ri në Bundesligë, Bayerni nis mbrojtjen e titullit ndaj Schalkes
Ditën e sotme është përcaktuar kalendari i sezonit të ri, ku Bayerni do të tentojë sërish mbrojtjen e titullit kampion. Sipas shortit të publikuar rekordmenët e futbollit gjerman, që kanë fituar rresht tetë edicionet e fundit të kampionatit, do ta çelin sezonin e ri të Bundesligës pikërisht në Bavari, përballë Schalke-s.
Java e parë do të zhvillohet nga data 18- 21 shtator dhe në javën hapëse të sezonit spikat gjithashtu edhe derbi i dy Borussiave, pra Dortmund-Gladbach, që do të mbahet në Ëestfali.
Nëse klubi i famshëm bavarez do të kualifikohet për në finalen e madhe të 23 gushtit në Champions atëherë ekipi i drejtuar nga trajneri Hansi Flick nuk do të luajë të premten në mbrëmje, por do të zbresë në fushë kundër Shalkes vetëm të hënën në mbrëmje, për arsye të rregullores së federatës së këtij vendi DFL, që përcakton minimalisht katër javë kohë përgatitje nga njëri aktivitet te tjetri.
Nëse Bayerni do të fitojë të drejtën për të luajtur në Stadiumin “da Luz” të Lisbonës në takimin përmbyllës të këtij edicioni në Champions, favorin për të çelur sezonin e ri të premten në mbrëmje do ta kenë dy Borussiat, në “Westfalenstadion”.