Kalendari i Shqipërisë në kualifikueset e “Katar 2022”, në mars presim “Tre Luanët”

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Grupi I:

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”

25/03/2021: Andorra-Shqipëri ora 20:45

28/03/2021: Shqipëri-Angli ora 18:00

31/03/2021: San Marino- Shqipëri ora 20:45

02/09/2021: Poloni-Shqipëri ora 20:45

05/09/2021: Shqipëri-Hungari ora 18:00

08/09/2021: Shqipëri-San Marino ora 20:45

09/10/2021: Hungari-Shqipëri ora 20:45

12/10/2021: Shqipëri-Poloni ora 20:45

12/11/2021: Angli-Shqipëri ora 20:45

15/11/2021: Shqipëri-Andorra ora 20:45

SHKARKO APP