Kalimi i Lewandowskit te Barcelona i bllokuar, Chelsea dhe PSG mund t’i ndryshojnë mendjen
Robert Lewandowski është në pritje të Barcelonës. Sulmuesi polak prej kohësh i ka thënë “po” projektit të klubit blaugrana, por mungon një marrëveshje për ta lënë të lirë nga Bayerni drejt Katalonjës.
Megjithatë, nëse transferimi te Barcelona nuk do të mbyllet, ka dy skuadra të tjera që mund të përfitojnë nga kjo situatë. Bëhet fjalë për Chelsea dhe Paris Saint-Germain, dy ekipe që në fakt janë në kërkim të një bomberi për sezonin e ri.
Bayerni kërkon 50 milionë euro për sulmuesin polak, një shifër që është krejtësisht e përballueshme prej tyre. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

