Kallaku shokon Kukësin në shtesë me një “perlë”, arratiset Tirana (VIDEO)

Kukësi bën një tjetër hap fals në kampionati. Skuadra verilindore u ndal në një barazim 2-2 nga Teuta, duke bërë që Tirana të arratiset në krye të renditjes.

Ndeshja nisi në malore për verilindorët që u gjendën në disavantazh në në minutën e 21-të. Kallaku fitoi një penallti pas një faulli brenda zonës, teksa do ta ekzekutonte vetë me shumë saktësi.

Skuadra verilindore tentoi të reagonte, por barazimi do të vinte në fundin e pjesës së parë. Vesel Limaj fiton një penallti në minutën e dytë të shtesës. Nga pika e bardhë Vasil Shkurtaj tregohet i saktë, duke mposhtur portierin Frashërin.

Skuadra e Duros merr zemër nga goli duke fituar më shumë siguri në fazën e avancuar. Në minutën e 62-të, Abazaj dhuron spektakël në krahun e majtë, pason te Shkurtaj, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Kur u duk se Kukësi e kishte siguruar fitoren, Teuta arriti që të barazonte rezultatin me një gol spektakolar të shënuar nga Kallaku me një goditje në hyrje të zonës. Në këtë mënyrë Kukësi shpërdoron një shans të artë për t’u afruar Tiranës, që gjendet në krye me 47 pikë, 4 më shumë se ekipi i Duros. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP