“Kalova koronavirusin në dhjetor, politika dështoi”, Briatore nuk përmbahet
Kampioni i katërfishtë i Formula 1, Flavio Briatore dyshon se ka kaluar koronavirusin, ndërsa sulmon politikanët për menaxhimin e krizës. Ish-shefi I Benetton dhe Renault, gjykon se qeveria italiane është treguar e paaftë
Formula 1 njeh pak drejtues si Flavio Briatore, njeriu që krijoi skuadrat kampione Benetton e Renault, dhe ndihmoi legjendat Michael Schumacher dhe Fernando Alonso të fitonin titullin. Tani duket se ka fituar një betejë tjetër, teksa nuk i kursen sulmet dhe kritikat për politikanët.
KORONAVIRUSI – “Në dhjetor u sëmura seriozisht. Pata temperaturë të lartë, dhimbje në mushkëri dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo gjendje zgjati 10 ditë, ndërsa vizitat mjekësore tregonin hije të theksuara në mushkëri. Mjeku im i familjes më tha se me siguri që kalova koronavirusin. Për fat, gjithçka është mire”.
KRITIKAT – “Të gjithë e nënvleftësuan virusin, nuk e morën seriozisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që në janar që të gjithë duhej të ishin përgatitur, por asgjë nuk u bë. Një gabim i madh nga politika në nivel botëror. Nuk besoj se ndonjë ministër europian ka qenë ndonjëherë në Wuhan për të mësuar për koronavirusin, edhe pse kishte dy fluturime në ditë nga Milano në Wuhan”. /abcnews.al