Kamberi transferohet te nënkampionët e Zvicrës

Florian Kamberi rikthehet në elitën e futbollit zviceran, me nënkampionët e Superligës së këtij vendi. Sipas “The Sun”, trajneri i Rangers, Steven Gerrard, kishte ofruar rreth 1 milion euro Hibernian, që zotëron kartonin e Kamberit, por marrëveshja dështoi.

Kamberi do të luajë tani me St Gallen, madje do ta nisë në Europa League, pasi skuadra zuri vendin e dytë në kampionatin helvet pas Young Boys. Bisedimet kishin nisur që me 13 korrik. Hibernians pranoi rikthimin e Kamberit në stërvitje kur kampionati skocez u mbyll në tavolinë, por trajneri ia bëri të qartë se nuk e kishte në plan, kështu që nisën bisedimet dhe St.Gallen u tregua më e shpejtë se Rangers, duke bindur edhe lojtarin, që duket si rikthim në shtëpi.

Hibernian e bleu Kamberin për 120 mijë euro nga Grasshoppers në vitin 2018, ndërsa në janarin e këtij viti e huazoi te Rangers, teksa tifozët u zemëruan pas deklaratës së sulmuesit se kishte realizuar një ëndërr. Edhe pse shënoi vetëm 1 gol, Kamberi la përshtypje të mira te Gerrard, por ky i fundit nuk këmbënguli shumë për ta mbajtur në skuadër, duke paguar për kartonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?