“Kampionati i Francës nis tani”, Deschamps i bën presion rivalëve me Benzema

Me një fitore dhe dy barazime në tre ndeshje, Franca as nuk shkëlqeu por as nuk stonojë, kualifikohet si e para në një grup ku kishte të bënte më rivalë si Gjermania e Portugalia.

Sigurisht pritshmëritë janë shumë të mëdha kur bëhet fjalë për “gjelat”, kampion bote dhe një përfaqësuese të mbushur me yje ku e ke të vështirë të gjesh pika të dobëta.

Didier Deschamps shijon këtë sukses, për të ky është vetëm fillimi pasi kampionati i vërtetë për Francën nis tani:

“Nuk ishte një sfidë e lehtë, i lejuam kundërshtarëve dy gola për dy gabime. Kërkuam ta fitonim ndeshjen por nuk ia arritëm. E mbyllëm si të parët, kjo ka rëndësi, pasi tani nis një kompeticion i ri për ne”, u shpreh Deschamps.

Më në fund trajneri festoi së bashku me Karim Benzema, sulmuesi i Real Madrid u zhbllokua me një “dopjetë” duke i dhënë fund kritikave dhe presionit që e shoqëroi këtë rikthim të tij në përfaqësuese pas 5 vitesh:

“Ka një presion të madh rreth meje, por kjo është normale, pas pesë vitesh pritje, por nuk duhet të dorëzohesh kurrë. E rëndësishme është që u kualifikuam”, theksoi Karim Benzema në konferencë për shtyp.

Franca gjen në fazën e 1/8 Zvicrën një përfaqësuese që janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, me tre fitore për Francën dhe katër barazime.

 

SHKARKO APP