Kampionë për herë të 23-të! Enrique: Barcelona e meritoi plotësisht!

Lionel Messi vulos fatet e Barcelonës, tashmë si kampione të Spanjës. Skuadra katalanase zyrtarizon titullin numër 23-të në Primera Division, ku pas një sezoni pa asnjë trofe arrin të triumfojë në La Liga, duke  dominuar gjatë pjesës më të madhe të kampionatit. Argjentinasi shënoi golin e fitores në transfertën e vështirë të “Vincente Calderon” ndaj Atletico Madrid, duke kurorëzuar një sezon në nivele tepër pozitive. Plot 41 gola sezonalë për numrin 10, Messi, ndërsa Barcelona numëron vetëm 4 humbje, 30 fitore dhe 3 barazime me një diferencë të frikshme golash, plot 89.

Një festë e paralajmëruar për katalanasit. Festa nisi pikërisht në Madrid por në shtëpinë e Atleticos që është e detyruar të dorëzojë pa kushte titullin e fituar rreth një vit më parë pikërisht në “Camp Nou”. Ironia e fatit do që të jetë Barcelona e Luis Enriques, ajo që fiton titullin në kryeqytet këtë herë.

Plot 115 gola në total nga treshja e frikshme e sulmit me Lionel Messin, e më tej Neymar e Suarez të cilët arritën të shfaqin një spektakël që i hap derën erës Luis Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë përpara tyre qëndron finalja e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos dhe ajo e UEFA Champions League përballë Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Enrique: E merituam titullin kampion, ishim të jashtëzakonshëm

Titulli i 23-të kampion në historinë e klubit ishte një nga më të bukurit për Barcelonën. Skuadra e Luis Enriques zhvilloi një sezon fantastik  edhe pse në fund të Tetorit pas humbjes 3-1 të pësuar ndaj Realit ishin të shumtë ata që kërkonin shkarkimin e trajnerit. – “Jam shumë i lumtur jo vetëm për veten time, por mbi të gjitha për futbollistët, tifozët dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij klubi që nga fillimi. Kemi arritur statistika të jashtëzakonshme, kemi shënuar shumë gola dhe kemi pësuar vetëm 19 në një kampionat me kaq shumë rivalitet sa ky. Lamë pas një skuadër si Reali që gjithashtu ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, dhe ky është një tjetër fakt që më lumturon,” – theksoi trajneri Luis Enrique, i cili bëri një analizë të sezonit ndërkohë që u shpreh i gatshëm për të qëndruar edhe shumë vite te Barcelona dhe për të nisur një cikël të ri me skuadrën blaugrana.

 – “Një kampionat i fituar është finalizimi me sukses i një pune të madhe të zhvilluar gjatë 10 muajve me seanca stërvitore të njëpasnjëshme. Kemi zhvilluar një sezon shumë pozitiv dhe do të ishte e padrejtë ta mbyllnin  me vetëm 1 trofe. A do të nisë një cikël i ri te Barça me mua në drejtim? Do të më pëlqente që kjo gjë të ndodhte por për momentin jam i fokusuar vetëm te pjesa e mbetur e sezonit pasi për ne janë edhe dy trofe në lojë”.  Shumë i kënaqur për suksesin e arritur u shfaq edhe mbrojtësi Gerard Pique i cili vlerësoi skuadrën për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon.

Trajneri i Barcelonës thekson se pas këtij suksesi duhet menduar për finalen e Kupës së Mbretit dhe më pas për atë të Championsit ndaj Juventusit”.

 

Reali mundi 4-1 Espanyol, Ronaldo “tris” golash

Barcelona fitonte titullin në Madrid, në Barcelonë Reali kishte goxha punë për të bërë në fushën e Espanyolit që vinte pasi kishte pësuar vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit dhe në garë për Europa League. Menjëherë protagonist ishte Cristiano Ronaldo, i vetmi që futi në punë Casillan, ndërsa mesfusha e katalanasve vinte në vështirësi Realin në sytë e Ancelottit, që ndodhej në tribunë si pasojë e pezullimit. Espanyol luajti për disa fragmente si i barabartë dhe Reali mundi të gjente avantazhin vetëm në minutën e 58.

Espanyoli vijoi të luante me kokën lart dhe barazoi në minutën e 72’ me Stuanin, falë edhe një gabimi të rëndë të Navas, por gjithsesi “Los Blancos” nxorën në pah krenarinë pavarësisht lajmeve që vinin nga Vicente Calderon ku Barcelona kishte kaluar në avantazh duke siguruar titullin dhe morën sërish avantazhin në minutën e 79’, me Marcelon. Më pas Ronaldo vendosi të shfrynte gjithë inatin për një sezon, siç do të thoshte Mourinho prej “Zero titulli” dhe në minutën e ‘83 i çoi shifrat në 3-1, ylli portugez madje nuk u mjaftua me kaq por në minutën e parë të shtesës vulosi shifrat në 4-1 duke kompletuar një tre-golësh personal, por për fatin e tij të keq i shërben vetëm sa për të konsoliduar kryesimin e tij në klasifikimin e golashënuesve pasi Ronaldo ka arritur në kuotën e 45 golave në La liga ndërsa Messi ka tundur rrjetën 41 herë. Për Ronaldon gjithsesi mbetet një kryesim i hidhur për t’u festuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?