Kampioni i boksit nga Gjermania nesër në shesh, Meta: Pa doreza, manifestimi është paqësor

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se në manifestimin e 2 marsit do të jetë edhe kampioni i boksit Christian Demaj që jeton në Gjermani, i cili mbrëmjen e së shtunës fitoi një tjetër titull, të cilën i’a dedikoi shqiptarëve.

“Kjo fitore në Gjermani shkon për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Një thirrje për të gjithë sportistët shqiptarët, që ti bashkohen thirrjes së presidentit për mbrojtje të kushtetutës më 2 mars. Në 2 mars ju premtoj që do të jem edhe unë në krah të Presidentit Ilir Meta. Rroftë Shqipëria”.

Ai do të vijë nga Gjermania, pasi aty ka lindur dhe aty jeton por kjo nuk e ka ndaluar kampionion që të jetë nesër në shesh krah Kreut të Shtetit, siç edhe e thotë vetë përmes një videomesazhi, duke edhe i bën thirrje shqiptarëve që të jenë nesër krah Presidentit.

Kurse Presidenti Meta, teksa i uron mirë se ardhjen, thotë se nesër kampioni do të jetë pa doreza pasi manifestimi është paqësor.

Postimi i plotë

I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj?, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌mars. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. ??? Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor! ??

SHKARKO APP